+355 69 510 4428
 Rregjistrohu per sezonin e tetorit

UTT

Qendra e Kurseve "MERIDIAN" eshte perzgjedhur si qender zyrtare per dhenien e provimit nderkombetar te turqishtes UTT. Provimi UTT eshte nje provim qe duhet te jepet nga te gjithe ata qe deshirojne te kene nje certificate nderkombetare te gjuhes turke. http://www.turkcetesti.com

Ç`eshte provimi UTT ?

Provimi UTT i turqishtes eshte nje test qe mat njohurite gjuhesore te turqishtes per ata persona te cilet  nuk e kane ate gjuhe amtare.Ky test zhvillohet ne internet si ne Turqi ashtu  edhe ne qendra te ndryshme qe ndodhen ne shtete te tjera.Ky test eshte i perbere nga pese pjese dhe mat njohurite te individit ne Degjim,Lexim-Kuptim,Gramatike,Te folur dhe ne Shkrim.

 

Degjimi- Kjo pjese perbehet nga pergjigjet me alternativa mbi kuptimin e pjeses se degjuar.

Lexim-Kuptim-Kjo pjese perbehet nga pergjigje me alternativa mbi kuptimin e pjese se lexuar.

Gramatike-Ne kete pjese me ane te pergjigjeve me alternativa testohen njohurite gramatikore te individit.

E Folura-Ne kete pjese nga pjesemarresi kerkohet qe t`u pergjigjet pyetjeve qe i behen me te folur te kuptueshme dhe me fjali te gjata.

Shkrimi- Ne kete pjese nga pjesemarresi kerkohet qe te shkruaje nje ese mbi nje nga temat e dhena dhe me nje numer te caktuar karakteresh.

 

Personat qe marrin pjese ne kete provim pajisen me certifikaten e nivelit perkates.

Kush mund te marre pjese ne kete provim?

Ne kete provim mund te marrin pjese te gjithe ata persona qe deshirojne te matin njohurite e tyre gjuhesore, deshirojne te vazhdojne studimet e tyre universitare ose pasuniversitare ne Turqi ose ne nje institut qe e ka mesimdhenien turqisht,deshirojne te aplikojne per programet e bursave, pra te gjithe ata persona qe deshirojne te certifikojne njohurite e tyre gjuhesore mund te marrin pjese ne kete provim.

Si behet aplikimi per dhenien e provimit UTT?

Aplikimiet per provim mund te behen vetem ne qendren e autorizuar per dhenien e provimit.Plotesimi i formularit behet on-line.Per te marre te dhena per qendrat e autorizuara mund te shikoni faqen zyrtrewww.turkcetest.com.

Personat qe aplikojne duhet te plotesojne pa gabime te dhenat e duhura ne formularet e regjistrimit,te kryejne pagesen dhe te marrin fletehyrjen per provim te printuar.

Provimi UTT eshte i ndare ne nivele dhe pagesa per cdo nivel eshte si me poshte:

A-    Provim turqishtjeje – I pergjithshem

                                

1-Provim per percaktim niveli                       

Ne kete provim mund te marrin pjese ata te cilet nuk e dine nivelin e tyre te turqishtes.Pagesa per kete proim eshte 50$.

 

2- Provim per nivelin

Ne kete provim marrin pjese te gjithe ata qe kane marre mesime te gjuhes turke ne nje nivel te caktuar.Pagesat per kete provim jane:

 

Provimi per nivelin A1- 20$

Provimi per nivelin A2 – 30$

Provimi per nivelin B1 – 40$

Provimi per nivelin B2 – 50$

Provimi per nivelin C1 - 60$

 

http://www.turkcetesti.com

©2024 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"