+355 69 510 4428
 Rregjistrohu per sezonin e tetorit

Matura Shtetërore

- Matura Shtetërore konceptohet si një alternim i provimeve të detyruara ( ku përfshihen letërsia dhe matematika) dhe i atyre me zgjedhje ( ku përfshihen thuajse të gjitha lëndet e tjera, zhvilluar gjatë katër viteve të shkolles së mesme)

- Provimet e detyruara përcaktojnë edhe përfundimin e shkollës së mesme dhe vlefshmërinë e dëftesës së maturës. Nëse nxënësi kryen edhe provimet  me zgjedhje, ai bën të vlefshme edhe përfundimin e Matures Shtetërore. 

- Provimet e kësaj të fundit bëhen vetëm me shkrim dhe në ta paraqiten nxënësit sipas preferencave.
Provimet me zhgjedhje quhen të tillë, pra me zhgjedhje, por nuk janë në vetvete një zgjedhje fare e lire. Ata kanë në themel kriterin e përcaktuar nga Ministria e Arsimit për grupdegët që nxënësi dëshiron të ndjekë në vitet e universitetit. E lire është zgjedhja e grupdegëve universitare. Nxënësi shoshit prirjet, dëshirat, aftësitë, interesa të tjerë dhe në fund vendos se në cilën grupdegësh do të testohet.

- Kriteret janë të ditur që më parë dhe për informacion të mëtejshem mund të hyni në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, adresën e së cilës ne do ta rëndisim në fund të këtij informacioni.

- Qëndra e gjuhëve të huaja dhe kurseve përgatitore "Meridian" mbështet reformën arsimore në Maturën Shtetërore.

- Për këtë arsye, duke filluar nga semestri i dytë, do të zhvillohen kurse përgatitore për të gjithë ata që do të përballen me provimet e maturës (të detyrueshme apo me zgjedhje) dhe që janë të interesuar të studiojnë në universitetet shqiptare, gjatë vitit të ardhshëm akademik.

- Do të zhvillohen kështu kurse për provimin e letërsise e të matematikës si dhe për të gjitha lëndët e tjera shoqërore e shkencore, të planifikuara nga Ministria e Arsimit si lëndë testuese për provimet me zgjedhje.

- Kurset do zhvillohen me seanca 90 minutëshe, nga mësues të kualifikuar të shkollave të mesme. Sipas planit të menduar, numri i seanca për cdo lëndë do të jetë si më poshtë:

LËNDËT
SEANCAT
1- Letërsi
36
2- Matematikë
30
3- Ekonomi e Zbatuar, Njohuri për Shoqërinë, Filozofi
30
4- Gjeografi
30
5- Histori
30
6- Anglisht
30
7- Fizikë
30
8- Kimi, Biologji
36

Planifikimi i temave që do zhvillohen në kurse është bërë sipas programit të Ministrisë së Arsimit.
Gjatë kurseve do zhvillohen orë teorike dhe praktike, mbështetur në modelet e testeve të zhvilluar nëvitet e shkuara. 

Po ashtu, gjatë kursit, janë llogaritur të zhvillohen edhe orë kontrolli për njohuritë e marra, në formën e testit ose të provimit.
Literatura bazë është ajo e rekomanduar nga Ministria e Arsimit, plotësuar edhe me njohuri bashkohore, aty ku del e nevojshme.

Mendojmë se do t`u vimë në ndihmë cilësore të gjithë atyre që kanë nevojë të mbështeten në këtë hap të vështirë të jetës së tyre.
Na vizitoni më vonë për informacione të mëtejshme. Mbani kontakt me ne për njohuri më të plota rreth këtyre kurseve.

Një seancë është 600 lekë për çdo kurs.

Besoni tek ne!

Adresa e faqes së internetit të MASH është:
http://www.mash.gov.al/matura/index.html

©2024 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"