+355 4 2235 391
 Rregjistrohu per sezonin e Shkurtit

SAT

Qendra jone, nje qender kursesh ne zhvillim ofron dhe kursin per pergatitjen e kandidateve per testimin SAT. Testimi SAT perbehet nga pyetje standarde te cilat kerkojne njohuri te mjaftueshme, mprehtesi dhe prakticitet. Duke qene nje nga testimet kryesore nderkombetare per kandidatet qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta, njohurite baze te gjuhes angleze dhe te matematikes qe kandidati perfton nga shkolla e mesme mund te mos jene te mjaftueshme per rezultatin e kerkuar. Aq me shume kur koha eshte e kufizuar dhe standartet e vena jane ne perputhje me te larte me programet e shkollave te mesme ne Shtetet e Bashkuara se san e shtetet e tjera.

Qendra jone ofron nje kurs SAT te programuar me 48 seanca nga 90 minuta secila. Kursi zgjat per 16 jave dhe cdo jave zhvillohen tre seanca, dy ne lidhje me gjuhen angleze si dhe nje tjeter matematike. Pervec kesaj, pergjate periudhes se kursit kursantet nderrmarrin kater provime SAT me perberje dhe ne kushte te njejta me ato te vete testimit SAT, ne menyre qe ata te jene totalisht te mesuar me kete eksperience. Kursi fokusohet ne zgjerimin e njohurive te kursanteve si dhe ne mesimin e strategjive te nevojshme per nje rezultat me te larte.

Gjuha e mesimdhenies, gjuha e metodave si dhe gjuha e kultivuar tek kandidatet pergjate kursit eshte Anglishtja zyrtare e Shteteve te Bashkuara, e cila eshte dhe gjuha e testim it SAT. Teksti i perzgjedhur eshte Cracking the SAT, Princton Review, 2011 Edition, qe sic duket qarte dhe nga titulli eshte edicioni me i fundem i botuar nga nje nder universitetet me ne ze te Shteteve te Bashkuara dhe mbare botes, i cili ka nje experience disa vjecare ne pergatitjen e teksteve dhe kandidateve per testim in e SAT. Ky edicion eshte i shoqeruar me nje DVD te posacme per pune individuale si dhe per pune ne grup, te cilat zhvillohen gjate seancave te praktikes prane qendres sone.

Kursantet tone gjithashtu pajisen me nje tjeter tekst i cili kryen funksionin e "librit te punes" dhe perdoret si per pune ne grup gjate seancave ashtu dhe per pune individuale nga kursantet. Pergjate seancave teoria nderthuret me praktiken, kursanteve here pas here iu ofrohen flete pune, teste, dhe broshura informacioni te zgjeruar ne lidhje me temen e shpjeguar. Vlen per tu permendur fakti se gjate kursit kursanteve iu sigurohet mesimi i 800- 1000 fjaleve te reja qe jane te vlefshme me nje nivel me shume (nje nivel me lart se ai me te cilin kursanti ka filluar kursin) ne pergatitjen e gjuhes angleze. Pra, nepermes ketij kursi kursanti jo vetem siguron nje rritje deri ne dyfishim te rezultatit fillestar te testimit SAT, por ne te njejten kohe behet dhe nje foles i nivelit te perparuar i gjuhes angleze.

Mesuesit e kursit SAT jane me pervoje ne fushen e tyre. Per nje mesimdhenie me efektive dhe nje perftim maksimal nga ana e kursanteve grupet kane nje numer te kufizuar te regjistruarish qe varion nga 10 deri ne 14 persona. Seancat sipas temes dhe nevojave zhvillohen ne tre ambiente te ndryshme; ne klasa standarte leksioni, ne klasa bashkebisedimi si dhe ne ambientin e multimedias ku mesimdhenia shoqerohet me metariale vizive. Pervec kesaj pedagoget here pas here jane te gatshem te praktikojne mesime individuale me studentet me probleme apo te nje niveli me te ulet ne lidhje me ndonje nga temat ne menyre qe te sigurohet suksesi. Njekohesisht qendra jone eshte nje qender e aprovuar per te dhene provimin e SAT-it.

Per regjistrimin dhe me shume informacione mund te vizitoni faqen ne internet: http://www.collegeboard.com/student/testing/sat/about.html

    • SEANCA
    • SEANCA NE JAVE
    • KOHA
    • NUMRI I NXENESVE
    • LIBRI
    • CMIMI
    • 48 x 90 min
    • 3
    • 3.5 Muaj
    • 8-14
    • Princeton's SAT
    • 40000 Lekė
©2017 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"