Kursi i italishtes ne qendren e kurseve”MERIDIAN”eshte i organizuar per kursante qe fillojne nga niveli fillestar dhe per ata qe deshirojne te zgjerojne njohurite gjuhesore dhe komunikuese ne nivelin mesatar. Kursi per keto nivele permban 50 seanca me nga 90 min. secila. Ne kursin tone mesimdhenia do te zhvillohe ne etapa te ndryshme.
1-Seanca didaktike
Ne keto seanca mesimi behet nepermjet situatave te ndryshme komunikuese qe zhvillohen ne shume raste ne menyre formative,duke iu pergjigjur fazave te ndryshme te komunikimit gjuhesor.
2-Pervetesimi: degjim, lexim, shkrim dhe e folur.
Keto seanca perfundojne me zhvillimin gradual te pervetesimit te kater bazave kryesore te gjuhes.
3-Programet: leksikore, komunikuese dhe gramatikore.
Mesime te bazuara ne pervetesimin dhe riforcimin e komponenteve leksikore,te komponenteve gjuhesore-komunikues dhe atyre gramatike.
Ky program mund te pershtatet edhe sipas kerkesave te kursanteve.
Gjate kursit do te jene ne perdorim nje sasi e madhe ushtrimesh dhe aktivitetesh per zhvillimin dhe pervetesimin e bazave,gjithashtu per t'i vene ato ne perdorim gjate komunikimit gojor dhe atij te shkruar.
Ne nivelin e dyte te italishtes do te behet thellimi i njohurive te marra ne nivelin e pare.Gjithashtu kursanti do te shtoje bagazhin e fjaleve te reja dhe te njohurive gramatikore sipas nje programi,i cili do te ndihmoje kursantin te shprehet me lirshem dhe te jete i sigurte me zgjedhjet e tij.Ai do te mesoje gjithashtu te kerkoje informacione,te tregoje nje ngjarje ne te cilen ka marre pjese,te formuloje me shkrim kerkesa dhe ankesa etj.
HARTIMI I PROGRAMIT
45 fusha leksikore;paraqitja e fjaleve perkatese ne fusha te ndryshme leksikore,ushtrime plotesuese qe ndihmojne ne zhvillimin e komponenteve leksikore.
20 situata komunikimi;dialogje te marra nga ilustrimet,ushtrime te te kuptuarit dhe te forcimit te elementeve leksikore te formuar ne dialogje.
70 shprehje komunikuese;dialogje te gjata ne te cilat eshte perqendruar ne aspektet me te nevojshme te perdorimit gjuhesor dhe komunikativ.
133 skeda gramatike;skeda relative me strukturat me te perdorura ne italishten e folur dhe te shkruar,te shoqeruara me shpjegime.
KURSE PERGATITORE PER PROVIMIN E "CELI"-it
Qendra e kurseve “MERIDIAN” ofron njekohesisht edhe kurse pergatitore per provimin e “CELI”-it, i detyrueshem ky per studentet shqiptare qe deshirojne te vazhdojne studimet ne universitetet italiane.
Ky kurs eshte pergatitur per 2 nivele.Per kursantet qe kane njohuri te gjuhes italiane ne nivelin mesatar,do te zhvillohet me 30 seanca secila me nga 90 min. Kurse per ata qe nuk kane njohuri te mira te kesaj gjuhe do te zhvillohet me 60 seanca secila me nga 90 min.
Privimi “CELI”-it permbledh 4 temat kryesore gjuhesore;leximin,skkrimin,degjimin dhe te foluren.Gjate ketij kursi do te punohet me gramatiken italiane ne menyre intensive ne seancat e para dhe ne ato ne vazhdim.Per kete do te perdoren materialet e vena ne dispozicion nga universiteti per te huaj i Peruxhias(testet e provimeve te kaluara).
Qellimi i ketij kursi eshte qe me pare te riforcihen njohurite e fituara nga kursanti gjate leximeve, kuptimet, tregimi i materialit ekzistues te marre nga gazetat, librat, revistat. Kursanti do te mesoje te shkruaje esse ne gjuhen italiane, ne fillim me udhezimet e mesuesit dhe me ne fund ne menyre krejt te pavarur.
Ne fund do te punohet me kasetat e degjimit per te ndihmuar kursantin ne kuptimin e teksteve te regjistruara.Kjo pjese ploteson edhe proven e fundit qe kursanti duhet te kaloje per te perfunduar kursin pergatitor te “CELI”-it.