+355 69 510 4428
 Rregjistrohu per sezonin e tetorit

Spanjisht

Kursi i Spanjishtes është i organizuar në dy nivele: Nivel fillestar dhe Nivel Mesatar. Çdo nivel zgjat 5 muaj. Zhvillohen tre seanca në javë dhe secila seancë zgjat 90 minuta. Perfundimi i një libri kompleton një nivel. Kurset jepen nga mesues te zgjedhur, me metoda bashkekohore dhe tekste te njohura nderkombtare.

 Mjetet e perdorura per mesimedhenien jane si me poshte:

» Libri i studentit "Borobio: Nuevo ELE inicial 1 y 2. SM, Madrid"

» Libri i ushtrimeve "Borobio : Nuevo ELE inicial 1 y 2. SM, Madrid"

» Lexime plotësuese mbi aspekte të ndryshëm të gjuhës dhe kulturës spanjolle.

» Mjete audiovizive dhe informatike, CD, kaseta, kompjuter.

Disa nga synimet kryesore te kursit te Spanjishtes ne qendren MERIDIAN jane:

 Të kuptuarit e gjuhës së shkruar

• Të kuptosh tekstet autentikë me pak kompleksitet rreth ngjarjeve ditore dhe rreth temave të lidhura me aktualitetin e Spanjës dhe vendeve hispano-amerikane.

• Të ndjekësh udhëzimet rutinë dhe të kuptosh tekste të shkurtër dhe të thjeshtë me informacione mbi nevojat themelore.

• Të gjesh dhe të përdorësh informacion specifik në tekste të thjeshtë dhe të përditshëm

• Të dallosh shenja të familjaritetit apo formalitetit, veçanërisht në tekste epistolare.

 Të kuptuarit e gjuhës së folur

• Të kuptosh mesazhe mbi nevojat themelore te artikualuara në mënyrë të ngadaltë dhe me pauza.

• Të ndjekësh sugjerime ose udhëzime të thjeshta e të shkurtra.

• Të ndjekësh linjat kryesore dhe ndërhyrjet, interpretimet dhe tregimet e shkurtra (drejtpërsëdrejti ose të regjistruara) mbi tema familjare apo të lidhura me interesat e tyre.

• Të ndjekësh pikat kryesore të një diskutimi mbi ngjarjet ose çështjet familjare në të cilën përdoret gjuha standarde, me diksion të qartë dhe frazeologji të limituar dhe shumë transparente.

 Riprodhim gojor dhe bashkëbisedim

• Të përshkruash situata, gjëra dhe persona të njohur, duke përdorur shprehje dhe fjali me vështirësi mesatare, me një shqiptim që edhe pse ndjeshmërisht të huaj, nuk shkakton konflikt në komunikim.

• Të lidhësh përvojat duke përshkruar emocione dhe reagime.

• Të kuptosh dhe të reagosh në situata ditore për të zgjidhur probleme.

• Të ndërhysh në një diskutim rreth çështjeve të përgjithshme duke sjellë opinione personale edhe pse mund të shfaqen ndërhyrje nga gjuha amtare.

 Riprodhimi i gjuhës së shkruar

• Të shkruash hartime të shkurtra mbi tema të programit ose mbi tema të përgjithshme të njohura në të cilën lidhen elemente në një formë koherente, duke përdorur lidhjet bazë dhe duke shprehur idetë personale ose të të tjerëve.

• Të shkruash kartolina ose letra të shkurtra dhe të një vështirësie nga e thjeshtë në mesatare duke përdorur shenjat më të përbashkëta të mënyrave formale dhe jo-formale.

• Të shkruash shënime dhe mesazhe të shkurtër në lidhje me nevojat e menjëhershme.

• Të shkruash me korrigjime ortografike fjalorin e mësuar, duke kushtuar vëmendje të veçantë elementëve ortografia e të cilëve ndryshon nga gjuha amtare.

    • SEANCA
    • SEANCA NE JAVE
    • KOHA
    • NUMRI I NXENESVE
    • LIBRI
    • CMIMI
    • 50 X 90 min
    • 3
    • 4 Muaj
    • 8-14
    • ELE, Nuevo Inicial 1-2
    • 25000 Lekë
©2024 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"