+355 69 510 4428
 Rregjistrohu per sezonin e tetorit

Kompjuter

Kurset zhvillohen ne laboratorin e qendres MERIDIAN,i cili eshte i pajisur me kompjutera te rinj, me internet dhe programet baze me te rendesishme. Kursi zhvillohet tre here ne jave dhe jepet nga mesues te kualifikuar dhe shume cilesore. Kursi ofrohet ne shqip dhe ne anglisht. Qendra e kurseve MERIDIAN eshte e hapur edhe per kurse te specializura per kursante te avancuar, dhe pajis kursantet me certifikata te Microsoft-it dhe certifikata te tjera nderkombetare.

Kursi zhvillohet në 2 etapa. Çdo etapë përbëhet nga modulet e saja si më poshtë:

 

Etapa 1- Typing & Microsoft Windows (29 seanca)

1. Moduli A- Fast Typing

Në fund të mbarimit të seancave të mësimit të shkrimit me 10 gishta nxënësi duhet të jetë i aftë:

a.  Të ketë një shpejtësi daktilografimi 30 fjalë për minutë.

b.  Të shkruajë fjali dhe paragrafë të ndryshëm me një saktësi prej 90%.

c.  Të ketë fituar aftësinë e njohjes së tastierës pa qenë nevoja për të shikuar në të.

d.  Të jetë në gjendje të përdor dhe shkruajë shenjat e ndryshme të pikësimit nga kombinimi i tasteve.

 

2.  Moduli B- Microsoft Windows 7

Në fund të mbarimit të seancave të Microsoft Windows 7 prej kursantit pritet që:

a.  Të njohë gjerësisht lehtësirat dhe mundësitë e ofruara nga ky sistem shfrytëzimi.

b.  Të jetë në gjendje që këtë sistem shfytëzimi ta bëjë sa më efikas për nevojat e tija, duke e ndryshuar atë sipas dëshirave dhe preferencave të tija.

c.  Instalimi i  pajisjeve të reja fizike, si: printer, skaner, aparat fotografik dixhital, etj të jetë në gjendje ta kryejë vetë, pa qenë e nevojshme ndihma e ndonjë specialisti.

d.  Të jetë i aftë të përdorë pa vështirësi sisteme të tjera të familjes Microsoft, si Windows 7 duke qenë se baza e komandave nuk ka ndonjë ndryshim rrënjësor.

e.  Të jetë në gjëndje të instalojë programe të ndryshme mbi këtë sistem shfrytëzimi dhe t'i përdorë pjesërisht ato duke shfrytëzuar njohuritë e marra nga menutë e Windows.

3.  Moduli C- Microsoft Internet Explorer

Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë i aftë të eksplorojë, kërkojë dhe të dërgojë informacione të ndryshme nëpërmjet Internetit.

4.  Moduli D- Microsoft FrontPage

Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë i aftë të ndërtojë një Webpage të tijin personal me strukturat dhe lehtësirat e ofruara nga ky program.

Etapa 2- Microsoft Office (33 seanca)

1.  Moduli A- Microsoft Word

Synohet që kursanti të ketë fituar aftësitë e duhura për të vënë në përdorim të nevojave të tija programin Microsoft Word për shkrimin dhe organizimin e dokumentave të ndryshëm, qofshin këto dokumenta zyre, detyra shkolle, etj.

2.  Moduli B- Microsoft Excel

Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë në gjendje të zgjidhi, me anë të ndihmës që ofron ky program, probleme apo situata të ndryshme financiare, statistikore, matematikore, etj.

3.  Moduli C- Microsoft Access

Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë i aftë për të organizuar dhe përpunuar një sasi të konsiderueshme informacioni apo të dhënash që mund të jenë anketime të ndryshme, opinione, lista me emra, etj. Si dhe paraqitja e raporteve përkatëse për të dhënat e përpunuara apo të hedhura.

4.  Moduli D- Microsoft PowerPoint

Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë në gjëndje të bëjë prezantime apo mini reklama të thjeshta për nevoja apo situata të ndryshme që mund të ketë.

Në fund të mbarimit të seancave të Microsoft Office prej kursantit pritet që:

a. Të ketë marrë njohuritë e mjaftueshme në masën 80% për përdorimin e paketës Office.

b. Problemet e ndryshme, si: detyra shtëpie, tema diplome, mbajtje bilanci, hyrje-dalje mallrash, bazë të dhënash, etj t'i zgjidhi me anë të kësaj pakete.

c. Synohet që kursanti në fund të kësaj etape të jetë i aftë për të organizuar dhe përpunuar një sasi të konsiderueshme informacioni apo të dhënash që mund të jenë anketime të ndryshme, opinione, lista me emra, etj. Si dhe paraqitja e raporteve përkatëse për të dhënat e përpunuara apo të hedhura.

d. Synohet që kursanti në fund të kësaj etape të jetë në gjëndje të bëjë prezantime apo mini reklama të thjeshta për nevoja apo situata të ndryshme që mund të ketë.

©2024 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"