Qendra e Kurseve "MERIDIAN" eshte perzgjedhur si qender zyrtare per dhenien e provimit nderkombetar te turqishtes UTT. Provimi UTT eshte nje provim qe duhet te jepet nga te gjithe ata qe deshirojne te kene nje certificate nderkombetare te gjuhes turke. http://www.turkcetesti.com
Ç`eshte provimi UTT ?
Provimi UTT i turqishtes eshte nje test qe mat njohurite gjuhesore te turqishtes per ata persona te cilet nuk e kane ate gjuhe amtare.Ky test zhvillohet ne internet si ne Turqi ashtu edhe ne qendra te ndryshme qe ndodhen ne shtete te tjera.Ky test eshte i perbere nga pese pjese dhe mat njohurite te individit ne Degjim,Lexim-Kuptim,Gramatike,Te folur dhe ne Shkrim.
Degjimi- Kjo pjese perbehet nga pergjigjet me alternativa mbi kuptimin e pjeses se degjuar.
Lexim-Kuptim-Kjo pjese perbehet nga pergjigje me alternativa mbi kuptimin e pjese se lexuar.
Gramatike-Ne kete pjese me ane te pergjigjeve me alternativa testohen njohurite gramatikore te individit.
E Folura-Ne kete pjese nga pjesemarresi kerkohet qe t`u pergjigjet pyetjeve qe i behen me te folur te kuptueshme dhe me fjali te gjata.
Shkrimi- Ne kete pjese nga pjesemarresi kerkohet qe te shkruaje nje ese mbi nje nga temat e dhena dhe me nje numer te caktuar karakteresh.
Personat qe marrin pjese ne kete provim pajisen me certifikaten e nivelit perkates.
Kush mund te marre pjese ne kete provim?
Ne kete provim mund te marrin pjese te gjithe ata persona qe deshirojne te matin njohurite e tyre gjuhesore, deshirojne te vazhdojne studimet e tyre universitare ose pasuniversitare ne Turqi ose ne nje institut qe e ka mesimdhenien turqisht,deshirojne te aplikojne per programet e bursave, pra te gjithe ata persona qe deshirojne te certifikojne njohurite e tyre gjuhesore mund te marrin pjese ne kete provim.
Si behet aplikimi per dhenien e provimit UTT?
Aplikimiet per provim mund te behen vetem ne qendren e autorizuar per dhenien e provimit.Plotesimi i formularit behet on-line.Per te marre te dhena per qendrat e autorizuara mund te shikoni faqen zyrtrewww.turkcetest.com.
Personat qe aplikojne duhet te plotesojne pa gabime te dhenat e duhura ne formularet e regjistrimit,te kryejne pagesen dhe te marrin fletehyrjen per provim te printuar.
Provimi UTT eshte i ndare ne nivele dhe pagesa per cdo nivel eshte si me poshte:
A- Provim turqishtjeje – I pergjithshem
1-Provim per percaktim niveli
Ne kete provim mund te marrin pjese ata te cilet nuk e dine nivelin e tyre te turqishtes.Pagesa per kete proim eshte 50$.
2- Provim per nivelin
Ne kete provim marrin pjese te gjithe ata qe kane marre mesime te gjuhes turke ne nje nivel te caktuar.Pagesat per kete provim jane:
Provimi per nivelin A1- 20$
Provimi per nivelin A2 – 30$
Provimi per nivelin B1 – 40$
Provimi per nivelin B2 – 50$
Provimi per nivelin C1 - 60$