Gjithsej ka 6 etapa. Cdo etape zgjat 4 muaj. Zhvillohen 3 seanca ne jave dhe cdo seance zgjat nga 90 min. Ne cdo nivel mbaron nje liber. Nje nxenes qe ka mbaruar me sukses nje nivel ose ka marre njohuri te gjuhes turke qe me pare, ka te drejte te vazhdoje nivelin pasardhes. Nxenesi qe mbaron kater nivelet e para nese deshiron te permiresoje perdorimin e shkrimit, te te folurit dhe mesimin ne menyre me te hollesishme te gjuhes turke, mund te vazhdoje nivelin e turqishtes se perparuar. Mesimdhenia shoqerohet me kaseta ,CD dhe zhvillohet nga mesues turq. Nxenesit qe perfundojne nivelet baze dhe mesatar pajisen me certifikate.
Ne kete nivel nxenesi meson 3 kohet themelore te foljeve dhe i perdor me lehtesi, si dhe mund te flase pa veshtiresi gjuhen e perditshme, mund te pyese dhe t`i pergjigjet pyetjeve te thjeshta.